Paratë i fituan, por shteti nuk po ua jep- pjesëtarë të komunitetit pakicë ankohen në ministrin Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paratë i fituan, por shteti nuk po ua jep- pjesëtarë të komunitetit pakicë ankohen në ministrin Krasniqi

    Insajderi
    20 October 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfitues të subvencionit në vlerë prej katër mijë euro për renovimin e shtëpive nga radhët e komunitetit pakicë prej komunës së Ferizajt janë ankuar në ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin. Ata po e akuzojnë se nuk ua ka ekzekutuar paratë, përkundër se janë përfitues të subvencionit të dalë nga MAPL’ja gati tash e një vit.

    Në një postim që ka publikuar ish-deputeti Veton Berisha nga radhët e komunitetit pakicë, paralajmërohet kallëzim penal në rast të mos-ekzekutimit të shumës së përfituar përbrenda dy javësh, shkruan Insajderi.

    KËRKESË publike për Ministrin Elbert Krasniqin, deputetin Lala dhe këshilltarët e tij për kryerjen e PAGESËS prej 4000 euro për përfituesit e subvencionit për renovimin e shtëpive për familjet nga të gjitha komunat e Kosovës!

    Ministër Krasniqi dhe ju struktura të IRDK-SË mjaft me MASHTRIME e me DALLAVERE!

    Nuk është e ndershme me lujt me fatin e fukaras!

    Keni afat DY JAVË nga sot për kryerjen e pagesës nese nuk e bëni do të ngritet Kallxim Penal dhe Padi drejtuar juve dhe MAPL-SË që ju e drejtoni!”, ka shkruar ai, teksa ka bashkëngjitur edhe kontratën që dëshmon se të dëmtuarit kanë nënshkruar kontratë për subvencion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark