Zbulohet grupi i hajnave të marketëve në Prishtinë, policia arreston dy prej tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet grupi i hajnave të marketëve në Prishtinë, policia arreston dy prej tyre

    Insajderi
    20 October 2024 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, nën dyshimin për vjedhje.

    Sipas policisë, rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore,kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër personave të dyshuar.

    Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

    – E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

    – M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Policia gjithashtu ka sekuestruar gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe katër automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.

    Personat e dyshuar me vendim Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

    Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark