Vetëvendosje fton AAK-në e Nismën të mos flirtojnë me PDK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje fton AAK-në e Nismën të mos flirtojnë me PDK-në

    Insajderi
    18 April 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën kur AAK dhe Nisma po finalizojnë një koalicion mes vete, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga këto dy parti që të mos flirtojnë me PDK-në dhe qeverinë aktuale.

    Kështu tha Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, vetëm disa orë para se AAK dhe Nisma të nënshkruajnë një marrëveshje koalicioni.

    Ai edhe një herë ka treguar se në mes të partive opozitare vazhdon të ketë mospajtime, deri sa ka treguar se takimin e vetëm mes tyre e kanë mbajtur një javë pas anulimit të protestës më 25 mars.

    Krasniqi nuk ka dashur të japë ndonjë përgjigje të prerë nëse blloku opozitar tashmë është shpërbërë përfundimisht me këtë marrëveshje të AAK-së dhe Nismës.

    “Nëse ka vullnet për me u bashku partitë që janë kundër këtij regjimi, në këtë mënyrë edhe regjimi do të rrëzohet”, është shprehur Krasniqi.

    I pyetur nga gazetarët nëse partia e tij do t’i bashkohet protestës së thirrur nga AAK më 14 maj, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të prerë, duke ftuar dy partitë AAK-në dhe Nismën që të bashkohen në protestë kundër qeverisë.

    “Protesta me këtë rast duhet të jetë sa më e mirë dhe të ketë alternativë shoqërore e të sqarohet populli se ne nuk shkojmë bashke me pushtetin dhe ta kundërshtojmë atë”, ka shtuar Krasniqi.

    As AAK e as Nisma nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkimit me PDK-në në një mandat të ardhshëm qeverisës./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark