UNMIK shkruan për sulmin në Banjskë, e cilëson veç si incident - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    UNMIK shkruan për sulmin në Banjskë, e cilëson veç si incident

    Insajderi
    20 October 2024 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i UNMIK’ut, në raportin e fundit e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjska të 24 shtatorit 2023 si vetëm “incident”.

    Në këtë raport, thuhet se ky “incient, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe Policisë së Kosovës. Në atë sulm ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

    Në këtë raport, tregohet për padinë që Prokuroria Speciale ngriti ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 pjesëtarëve tjerë të dyshuar në grupin e tij.

    “Radoiçiq dhe 44 të tjerë u paditën nga Prokurori Special i Kosovës më 11 shtator për përfshirjen e tyre të dyshuar në incidentin e sigurisë të 24 shtatorit 2023 pranë fshatit Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Ky incident, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe policisë së Kosovës, rezultoi me vdekjen e një polic, të plagosur dy të tjerë dhe me vdekjen e tre sulmuesve të armatosur. Ndërsa Radoiçiq më vonë pranoi përfshirjen e tij dhe dha dorëheqjen nga posti i tij politik, Serbia e ka përjashtuar ekstradimin e tij”, thuhet në këtë raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark