"Spektakël" gjatë arrestimit të Ilir Metës, sqarohet Policia: Lëshoi fjalë fyese, përdorimi i forcës na u imponua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Spektakël” gjatë arrestimit të Ilir Metës, sqarohet Policia: Lëshoi fjalë fyese, përdorimi i forcës na u imponua

    Insajderi
    21 October 2024 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë tha se e ka respektuar rregulloren gjatë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta mesditën e sotme.

    Policia tha se u imponua ta përdorte forcën për ta nxjerrë atë nga vetura dhe për ta prangosur.

    “Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë. Meta “ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë”. Kjo, sipas njoftimit, erdhi pasi “drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark