Vjedhja e mijëra eurove nga Ministria e Mjedisit, deklarohet ministri Aliu: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhja e mijëra eurove nga Ministria e Mjedisit, deklarohet ministri Aliu: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë

    Insajderi
    21 October 2024 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk ka mohuar se ndaj tij ka nisur një hetim për skandalin me uljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit. Mediat raportuan se ministri Aliu po hetohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Keqperdorim i detyrës zyrtare”.

    Lidhur me hetimin, ministri Aliu tha se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, por thekson se për çdo dyshim apo hetim është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

    Ai shton se angazhohet çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre.

    Reagimi i tij i plotë:

    Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark