Fadil Geci sot vazhdon dëshminë e tij në Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Geci sot vazhdon dëshminë e tij në Speciale

    Insajderi
    22 October 2024 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe gjatë ditës së sotme Ish-deputeti i LDK-së, Fadil Geci, do të vazhdojë dëshminë tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

    Seanca e së martës pritet të nisë në orën 9:00, ndërkohë që transmetimi i saj bëhet 45 minuta më vonë.

    Geci në nisje të dëshmisë së tij të hënën, ka sqaruar përmbajtjen dhe ndikimin e komunikatës së 59-të të UÇK-së.

    Në këtë komunikatë vëllai i Fadilit, Gani Geci, ishte etiketuar si tradhtar pas vrasjes së komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha.

    Atij nga ZPS-ja iu treguan deklaratat e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit lidhur më komunikatën. Në deklaratën e Selimit thuhej se Thaçi e ka shkruar komunikatën e 59-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark