Tenderi mbi 30 mijë euro për furnizimin e shkollave me mallra- Pushteti i LDK'së në Dragash akuzohet për skandal korruptiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi mbi 30 mijë euro për furnizimin e shkollave me mallra- Pushteti i LDK’së në Dragash akuzohet për skandal korruptiv

    Insajderi
    22 October 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i Bexhet Xheladinit të LDK’së në Dragash është duke u akuzuar për vjedhje gjatë furnizimit të shkollave me kositëse të barit. Sipas pretendimeve të opozitës, në tender një kositëse ka kushtuar 235 euro, ndërsa DKA në realitet ka blerë një kositëse 60 euro. Insajderi ju sjell detajet.

    Gazeta Insajderi

    Me 24 qershor të këtij viti, komuna e udhëhequr nga Bexhet Xheladini i LDK’së, kishte nënshkruar kontratë për “Furnizimin me material teknike për mirëmbajtjen e shkollave në komunën e Dragashit.

    Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate kishte qenë 39.127.56 euro.

    Ky tender përbëhet nga një listë, mjaft e gjatë.

    Psh disa prej gjërave të blera në listë janë: Lopatë hashov (lopatë fiskarës – Liraqkë) me bisht druri 0.50m, Karrocë dore (kolic) e Galvanizuar, Kapaciteti: 100L, Trashësia e kazanit: 0,90mm,Trashësia e shasisë: 1,50mm. Krehër bari, me bisht druri, gjatësia e bishtit: 1.50m , dhëmb: 16 copë (gërbujë). Kaçavida, set 1/6 copë, për tension 1000w, Maja Krom Vanadium, e forcuar, Maja e Nxire, Doreza në formë, Përbërë nga tre materiale, Vrimë për ta varur, në shumëllojshmëri madhësish.

    Kositëse bari për parqe me lënd djegëse min 1400 Wat,min 3 nivele,kapaciteti min 50 liter. Sopatë, Materiali Celik, me dorezë (bisht) druri, gjatësia e bishtit (dorëzës):0.50m-1m, masa:1500g. Sopatë, Materiali : Celik, me doreze (bisht) druri, gjatësia e bishtit (dorëzës):0.50-1mm, masa:2000g. Shkallë 1/4, materiali: alumin, numri i pedalimit: Shkalle me 4 hapa, Funksioni: Shkallë paluese. Shkallë 1/6, materiali:alumin, numri i pedalimit: Shkalle me 6 hapa, Funksioni: Shkallë paluese.

    Mirëpo, janë ngritur dyshime rreth blerjes së 12 kositëseve të barit për parqe me lëndë djegëse min 1400 Wat, min 3 nivele, kapaciteti min 50 liter.

    Sipas pretendimeve të opozitës, dyshohet se në tender është vendosur çmimi më i madh, ndërsa në realitet janë blerë me çmim shumë më të lirë.

    Sipas disa fotove që ka publikuar PDK’ja në Dragash, çmimi për një kositëse në tender ka kushtuar 235 euro.

    Dhe siç pretendohet, kositset në realitet janë blerë me çmim prej 59.90 euro.

    “Në vend se të furnizimit me kositëse me lëndë djegëse (benzin apo dizel), siç ishte tenderi, hajdutët (stafi i Kryetarit) i kanë furnizuar shkollat me kositëse te barit me rrymë, që kushtojnë shumë më lirë. Pra, çmimi i furnizimit ka qenë 235 euro, ndërsa hajdutët, që kanë furnizuar shkollat, në emër te makines kositëse me lënd djegëse (naftë apo benzine) kanë blerë makine kositëse elektrike, çmimi real i së cilës është 59.90 euro.

    Pra, për një kositëse te parkut kanë vjedhur 175 euro x 12 copa =2100 euro“, thuhet në reagim.

    Tutje nga kjo degë, kanë kërkuar që ky rast të hetohet nga Prokuroria e shtetit.

    “Ne dega e PDK-së ne Dragash, kërkojmë nga Prokuroria e shtetit qe të hulumtojë këtë rast si dhe rastet e tjera korruptive dhe keqpërdoruesit të dënohen”.

    Nga komuna e Dragashit, më saktësisht, nga menaxheri i kontratës kanë thënë se ka ndodhur një gabim me specifikat.

    “Furnizimi i shkollave me material teknik është zbatuar sipas kontratës me nr. identifikues 621-24-4437-1-2-1. Nga furnizuesi ‘’HPI’’ SH.P.K, Prishtine materiali ka arrit me datë 13.08.2024, i njëjti material është pranuar nga komisioni i pranimit, ku pjesë e materialit e renditur me nr.112 kanë qenë edhe ‘’Kositëse bari për parqe me lëndë djegëse minimumi 1400 Wat, dhe minimumi 3 nivele, kapaciteti minimumi 50 litër’’.  Pastaj, gjatë shpërndarjes nëpër shkolla dhe pas njoftimit të disa drejtorëve komisioni i pranimit ka gjetur se është bërë një gabim dhe furnizuesi ka sjellë kositëse e cila përputhet me specifikat ku është kërkuar të jetë 1400 Wat, por të njëjtat ishin me rrymë e jo me lëndë djegëse.

    Pasi komisioni i pranimit më ka njoftuar mua si menaxher i kontratës, për këtë gabim,  me datë 03.09.2024, përmes kërkesës e protokolluar në Drejtorin Komunale të Arsimit, të cilën ua kam bashkëngjitur këtu në e-mail e cila është  nënshkruar nga unë si menaxher,  në mes tjerash i kam shpjeguar furnizuesit situatën dhe i kam kërkuar që sa më parë këto materiale duhet të bëhen sipas kërkesës,  ndërsa kositësit e barit me rrymë të tërhiqen.

    Për fund,  ju bëjë me dije se kositëset e barit tashmë janë pranuar sipas specifikacionit të kontratës dhe së shpejti do të dorëzohen në shkolla ndërsa të tjerat do të tërhiqen../Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark