Moti i keq: Polica del me disa rekomandime gjatë vozitjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i keq: Polica del me disa rekomandime gjatë vozitjes

    Insajderi
    22 October 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull.

    Policia ka bërë disa rekomandime:

    – Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

    – Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

    – Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

    – Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

    – Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!

    – Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.

    – Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

    – Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

    – Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark