Dërgohet i vdekur një shtetas i huaj në Spitalin e Prizrenit, policia interviston tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohet i vdekur një shtetas i huaj në Spitalin e Prizrenit, policia interviston tre persona

    Insajderi
    23 October 2024 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit të martën, e për rastin janë intervistuar tre persona nga Policia e Kosovës.

    Prokurori i rastit ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

    “Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark