Miratohet nisma për lidhjen e një marrëveshjeje me Turqinë për FSK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet nisma për lidhjen e një marrëveshjeje me Turqinë për FSK-në

    Insajderi
    23 October 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë marrëveshje mundësohet rritja e kuotave për trajtimet mjekësore për ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në spitalet ushtarake të Turqisë.

    “Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion, rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark