
I akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ish-drejtori komunal i Fushë-Kosovës, Maliq Berisha, para trupit gjykures dje u deklarua i pafajshëm për veprën që i vihet në barrë.
Maliq Berisha po akuzohet se, në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Mjedisit në Komunën e Fushë-Kosovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër ka keqpërdorur autoritetet e tij ligjore, në atë mënyrë që zyrtarit komunal të Fushë-Kosovës, Halil Berisha, i punësuar në pozitën e zyrtarit të Logjistikës dhe Autoparkut, i ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Më tutje, seanca ka vazhduar me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Shyqeri Krasniqi.
Dëshmitari deklaroi se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Komunës është rreth 11,000 euro.
Për më shumë detaje ndiqni dëshmin e tij në videon e mëposhtme: