
Janë bërë katër muaj qëkur Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë mbi 80 kallëzime penale, por se kjo prokurori nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Kështu ka deklaruar Sami Kurteshi nga partia më e madhe opozitare, duke shtuar se kallëzimet penale kanë të bëjnë me dhunën dhe shkeljet e Policisë së Kosovës në selinë e Vetëvendosjes më 28 nëntor 2015.
Sipas Kurteshi, ky sulm ishte bërë pa ndonjë vendim të gjykatës dhe ka qenë i motivuar politikisht.
Madje ai ka akuzuar se përgjegjës për këtë janë drejtori i Përgjithshëm, Shpend Maxhuni, e drejtori i Operacioneve, Raif Çala.
“Ky intervenim i dhunshëm dhe grotesk, është përcjellë me një dhunë të jashtëzakonshme, të panjohur dhe të paparë deri atëherë për nga përmasat e përdorimit të arsenalit të armëve, njësive të policisë, të numrit të forcave policore dhe të brutalitetit policor”, ka thënë Kurteshi./Insajderi.com