Insajderi
Lajme

I kërkuar në Gjermani, arrestohet në Gjilan 23-vjeçari për keqpërdorim të fëmijëve për pornografi

Insajderi
25 October 2024 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuar në Gjermani, arrestohet në Gjilan 23-vjeçari për keqpërdorim të fëmijëve për pornografi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 23-vjeçar nga rrethi i Gjilanit është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës me akuzën e përfshirjes në keqpërdorim të fëmijëve për pornografi, krim që dyshohet se e ka kryer në Gjermani në mars të këtij viti.

Arrestimi i tij është bërë pas një operacioni të përbashkët ndërmjet autoriteteve gjermane dhe kosovare, çka vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj të fundit, ku thuhet: “Për një rast të ndodhur në Gjermani, më 9 mars 2024, pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Ai është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.”

Arrestimi i tij vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për ndalimin e krimeve që cenojnë të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark