Insajderi
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për përdorim të paligjshëm të armës

Insajderi
28 October 2024 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i dyshuar për përdorim të paligjshëm të armës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me datën 27 Tetor 2024 rreth orës 18 e 30, zyrtarët policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarrë një veprim të shpejtë dhe efikas për kapjen dhe ndalimin e një personi të dyshuar për posedim të paligjshëm dhe përdorim të armës, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Xerxë-Rahovec.

Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestoj të dyshuarin.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë publike dhe në reagimin e shpejtë ndaj çdo situate që cenon rendin dhe qetësinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark