Insajderi
Lajme

Murati reagon në lidhje me bllokimin e xhirollogarisë së Komunës së Suharekës

Insajderi
28 October 2024 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati reagon në lidhje me bllokimin e xhirollogarisë së Komunës së Suharekës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar pas deklarimit të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të komunës së Suharekës janë bllokuar.

Sipas Muratit e gjithë kjo është dezinformatë.

”Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogarinë e komunave, gjenjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e paragjykimit”, ka shkruar Murati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark