AKK-ja i kundërpërgjigjet qeverisë për xhirollogarinë e Suharekës: Po dezinformon, njoftimi ka ardhur nga Thesari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK-ja i kundërpërgjigjet qeverisë për xhirollogarinë e Suharekës: Po dezinformon, njoftimi ka ardhur nga Thesari

    Insajderi
    28 October 2024 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Asociacionit të komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, i është përgjigjur ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook se “Qeveria nuk bllokon llogari, por përmbaruesi me vendime gjyqësore”.

    Ibrahimi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, njoftuan se llogaria e komunës është pasive, pasi kanë marrë email zyrtar nga thesari i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

    “Sigurisht që keni informacion, por dëshiroj të ju informoj se me kërkesë të menaxhemntit dhe duke u bazuar në nenin 40 të LMFPP, sot me datë 28/10.2024, qasje për të gjithë zyrtarët financiarë për debitorin e Komunës së Suharekës janë të pasiv deri sa të procedohen vendimet gjyqëore/përmbarimore”, thuhet në këtë email.

    Duke u bazuar në ketë email, Ibrahimi iu përgjigje Muratit duke i thënë se ai po dezinformon.


    “Kush po dezinformon, a janë këta përmbarues apo zyrtar të thesarit të shtetit. Thesari i MFPT e ka dërguar këtë email e jo përmbaruesi.

    Kjo është dëshmi se kush ia ka bllokuar Suharekës xhorollogarinë bankare.

    Nuk e di se kush po dezinformon. Argumentet janë arguemente”, ka thënë Ibrahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark