Insajderi
Lajme

Nëna e Anës i kërkon të largohet nga Big Brothër, ky është vendimi i saj

Insajderi
28 October 2024 - 23:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëna e Anës i kërkon të largohet nga Big Brothër, ky është vendimi i saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anës i është kërkuar nga nëna e saj që të ndërprejë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Krejt kjo ishte për shkak se familja e Anës ishte kundër lidhjes së saj me Kevinin.

Por, Ana ka vendour që të vazhdoj rrugëtimin brenda shtëpisë, pavarësisht kërkesës së nënës së saj.

“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.

E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.

Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark