
Janë arrestuar tre persona në mesin e tyre një polic të hënën në Prishtinë, në operacionin e Anti-drogës të koduar “Freeshopi”.
Në njoftimin e policisë, te personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme 4 mijë e 870 euro.
“Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast Policia ka thënë se është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme.
Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore.
Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për luftimin e të gjitha veprave penale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar, pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë”, thuhet tutje në njoftim.