Bllokimi i xhirollogarisë në Suharekë pritet të shkaktojë dëme të mëdha, kryetari paralajmëron deri në 6 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i xhirollogarisë në Suharekë pritet të shkaktojë dëme të mëdha, kryetari paralajmëron deri në 6 milionë euro

    Insajderi
    29 October 2024 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se bllokimi i xhirollogarisë së komunës do të shkaktojë dëme të mëdha vitin e ardhshëm. Kjo pasi që operatoret ekonomik do të mbesin pa pagesa.

    Përmes një prononcimi për Gazetën Insajderi, Muharremaj demantoi ministrin e Financave, Hekuran Murati se bllokimi i xhirollogarisë është bërë nga Thesari i Shtetit e jo siç deklaroi Murati dje se është bërë nga përmbaruesit.

    Ne e kemi një buxhet që është aprovuar vitin e kaluar për këtë vit. Është i planifikuar. Janë duke punuar operatorët ekonomik në teren edhe është fundi i vitit. Kontratat kolektive nuk është obligimi i komunës, nuk e ka lëshu komuna. Të bllokohet konto dhe të lihen operatoret ekonomik pa pagesë kjo do të na krijoj dëme të mëdha vitin e ardhshëm”, deklaroi Muharremi për Insajderin.

    Sipas tij, nëse nuk zhbllokohet xhirollogaria, dëmi do të arrijë diku deri në 6 milionë euro.

    Vitin e ardhshëm lëndët mund të na shkojnë të përmbaruesi dhe vlera të behët diku 6 milionë euro”, tha ai.

    Gazeta Insajderi po ashtu ka siguruar edhe E-mailin që komuna ka pranuar me njoftimin për mbylljen e llogarisë. Ky emali ka shkuar nga thesari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark