Insajderi
Lajme

Tentoi t’i korruptonte policinë me 20 euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Insajderi
03 November 2024 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi t’i korruptonte policinë me 20 euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar përgjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor për ditën e diel, shkruan Insajderi.

Në raport sqarohet se i dyshuari kishte tentuar t’ua japë 20 euro në mënyrë që t’i shmanget pagesës së sigurimit të automjetit.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark