“Kthema adresën”, shqiptarët protestojnë në Medvegjë, Sinani: Kërkuan mbështetje ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kthema adresën”, shqiptarët protestojnë në Medvegjë, Sinani: Kërkuan mbështetje ndërkombëtare

    Insajderi
    03 November 2024 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta nën moton “Kthema adresën” në Medvegjë, për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook u shprehë që Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.

    Tutje Sinani, tha se përmes kësaj proteste kërkuan mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie

    “Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje.

    Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark