
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka cilësuar si “vdekje” rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Ndryshe prej partisë së tij, të cilët në agjendën e organizimit të përvjetorit të Astrit Deharit e cilësuan si “Vrasje”.
Bulliqi përmes Facebook’ut ka prezantuar aktivitete që ka mbajtur Podujeva me rastin e përvjetorit të vdekjes së Deharit
Ai teksa shkroi për aktivitetin në këtë komunë, tha se Dehari përveçse se ishte aktivist politik dhe student shembullor, ishte edhe sportist i dalluar.
“Sot në Podujevë, në prag të 8-vjetorit të vdekjes së aktivistit shembullor të Lëvizjes, Astrit Dehari, u organizua Turneu Memorial i Pingpongut në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu,” në nder të tij. Astriti, përveçse një aktivist politik dhe student shembullor, ishte edhe një sportist i dalluar. Për këtë arsye sivjet janë organizuar turne memoriale në futboll, shah dhe pingpong në disa komuna për ta nderuar atë mes shokëve, aktivistëve dhe qytetarëve. Do ta kujtojmë gjithmonë Astritin për aktivizmin dhe sakrificën e tij. Lavdi jetës dhe veprës së Astrit Deharit!”, shkruan tutje Bulliqi.