Mustafa njoftoi ministren e Mbrojtjes së Italisë për arritjet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa njoftoi ministren e Mbrojtjes së Italisë për arritjet e Kosovës

    Insajderi
    18 April 2016 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë takimit u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim.

    Fillimisht, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e arritur në zhvillimin ekonomik,  forcimin e shtetit ligjor dhe proceset integruese euroatlantike.

    Duke folur për sektorin e sigurisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

    Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se falë veprimeve legjislative dhe operative të institucioneve të Kosovës janë arritur rezultate inkurajuese, duke veçuar parandalimin e shkuarjes së njerëzve në luftërat e huaja.

    Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi lart rolin e KFOR-it dhe trupave italiane në kuadër të saj, për Kosovën.

    Duke falënderuar për përkrahjen italiane, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme për proceset euroatlantike, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Italinë.

    Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, vlerësoi lartë progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në sektorin e sigurisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark