Për rrezikim të sigurisë nacionale- Pse iu refuzua leje qëndrimi shtetases së huaj nga MPB’ja? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për rrezikim të sigurisë nacionale- Pse iu refuzua leje qëndrimi shtetases së huaj nga MPB’ja?

    Insajderi
    05 November 2024 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sitora Atamamadova, shtetase e huaj, i ka skaduar leje qëndrimi në Kosovë. Kur ka shkuar të aplikojë sërish, asaj iu është refuzuar.

    Insajderi merr vesh nga burime të mirëinformuara se Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamenti për të Huaj dhe Lejeqëndrime, ia ka kumtuar Atamamadovës se arsyeja e mos-vazhdimit të lejeqëndrimit është për shkaqe të rrezikut të sigurisë nacionale.

    Sipas këtyre burimeve, ajo është vendosur në qendër paraburgimi dhe është duke pritur procedurat gjyqësore drejt dëbimit të saj nga Kosova.

    Nga MPB’ja ende s’janë deklaruar për këtë rast. Atamamadova është me nënshtetësi të Taxhikistanit. /Insajderi.org/


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark