Insajderi
Lajme

“Në emër të popullit të Kosovës” Presidentja Osmani uron Trump për fitoren

Insajderi
06 November 2024 - 09:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në emër të popullit të Kosovës” Presidentja Osmani uron Trump për fitoren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmai, ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndonëse akoma nuk janë shpallur zyrtarisht rezultatet, Trump është duke dominuar kundrejt demokrates Kamala Harris.

Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpit dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkroi presidentja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark