Insajderi
Botë

Memli Krasniqi uron Presidentin Trump: Rizgjedhja e tij është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane

Insajderi
06 November 2024 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Memli Krasniqi uron Presidentin Trump: Rizgjedhja e tij është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i ka përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara.

“Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka thënë se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. “Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë“.

“Urime President Trump”, ka përfunduar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark