Insajderi
Lajme

“Një moment i rëndësishëm për botën”, Limaj uron Trumpin

Insajderi
06 November 2024 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një moment i rëndësishëm për botën”, Limaj uron Trumpin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar Donald Trumpin për rezultatin e shënuar në zgjedhjet e 5 nëntorit, ku Trump është duke prirë bindshëm.

Limaj ka thënë se rizgjedhja e tij si presidenti i 47-të, është një moment i rëndësishëm për botën.

“Si kryetar i Nisma Socialdemokrate, dëshiroj të uroj Donald Trump për rizgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸. Ky është një moment i rëndësishëm për popullin amerikan dhe për botën, dhe shpresoj që President Trump të vazhdojë të udhëheqë me përgjegjësi dhe vizion për një botë më të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkroi ai në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark