Insajderi
Botë

Serbët e veriut të Mitrovicës vendosin një pankartë me fotografin e Donald Trumpit në qendër të qytetit

Insajderi
06 November 2024 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Serbët e veriut të Mitrovicës vendosin një pankartë me fotografin e Donald Trumpit në qendër të qytetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara, duke arritur të mund rivalen e tij nga radhët e demokratëve Kamala Harris, anëtarët e Partisë Demokratike Serbe kanë vendosur një pankartë afër përmendores “Car Llazar” në veri të Mitrovicës me fotografin e Trumpit në të cilën shkruan “Urime fitorja President”.

Lideri i kësaj partie, Aleksandar Arsenijeviq përmes një postimi në rrjetin social në platformën X ka uruar presidentin e ardhshëm të SHBA-së, për fitoren në këto zgjedhje presidenciale.

Ai tha se fitoren e Trump-it e kanë shënuar në qendër të veriut të Mitrovicës, duke shtuar se janë të bindur se udhëheqja e tij do të sjellë një angazhim më të fortë të SHBA-së për paqen dhe sigurinë për popullin serb në Kosovë dhe për të nxitur bashkëjetesën në të gjithë Ballkanin Perëndimor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark