Ish-presidenti George Bush e uron Trumpin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-presidenti George Bush e uron Trumpin

    Insajderi
    06 November 2024 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës ka uruar ish-presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të së martës.

    “E uroj Presidentin Trump në zgjedhjen e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse edhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur, J.D. Vance dhe familjet e tyre”, tha Bushi, raporton CNN.

    Ai e falënderoi presidentin Joe Biden dhe zëvendës presidenten Kamala Harris për shërbimin e tyre, dhe tha se dalja e votuesve është “shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.

    Bushi ka qenë kryesisht i heshtur gjatë fushatës së këtij viti, duke refuzuar të mbështesë publikisht asnjërin kandidat, pavarësisht kërkesave nga Republikanët si Liz Cheney dhe ish-ndihmësja Nicolle Wallace që ai t’i dalë në përkrahje Harrisit.

    E bija e tij, Barbara Bush, trokiti nëpër dyer në Pennsylvania për Harrisin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark