Vetura përfundon në pompë derivatesh, lëndohet shoferja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura përfundon në pompë derivatesh, lëndohet shoferja

    Insajderi
    07 November 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

    Një veturë ka devijuar nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në një pompë të derivateve.

    Zëdhënësja e policisë tha se vozitësja ka marr lëndime dhe është dertuar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim  mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark