Insajderi
Lajme

“Ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë” – Flet 41-vjeçari që theri me thikë ish-të dashurën në Korçë

Insajderi
07 November 2024 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë” – Flet 41-vjeçari që theri me thikë ish-të dashurën në Korçë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është zbardhur deklarata e 41 vjeçarit që theri me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në Korçë.

Bëhet e ditur se 41 vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me vajzën nuk e kishin shkëputur marrëdhënien.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë, gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”, ka thënë 41-vjeçari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark