Insajderi
Lajme

Gjendet marihuanë në tri vende në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Insajderi
09 November 2024 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet marihuanë në tri vende në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia gjatë kontrollit në Qendrën Korrektuese në Dubravë brenda një dite, në tri vende të ndryshme, ka gjetur substanca narkotike.

Një qese me marihuanë është gjetur në shëtitore, ndërsa dy qese tjera janë gjetur në tualetet e pavijonit katër.

“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njoftoj policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark