Insajderi
Lajme

Sot varroset zyrtari i FSK-së që humbi jetën gjatë punës në ndërtimtari

Insajderi
11 November 2024 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot varroset zyrtari i FSK-së që humbi jetën gjatë punës në ndërtimtari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu i cili humbi jetën tragjikisht duke punuar në ndërtimtari do të varroset sot në orën 15:00.

Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Likoc afër Shtabit të UÇK-së. Kjo u bë e ditur nga vëllai i tij hoxha Osman Musliu.

“Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30.Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”, ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark