![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
SHGSK ka ftuar Munishin që nëse ka ndonjë fakt apo blerje të ndeshjeve të adresohet në gjykatë dhe të merren organet kompetente me të, e jo t’i ofendoj dhe ta përulë punën e gazetarëve sportivë.
“E ftojmë Munishin që nëse ai ka ndonjë fakt apo material për blerje apo shitje të ndeshjeve të futbollit në vendin tonë, këtë çështje ta adresojë në gjykatë dhe të merren organet kompetente me të”, thuhet në reagimin e SHGSK-së.
Sipas reagimit të SHGSK-së, këto akuza të bëra nga trajneri Munishi, janë të papranueshme.
Pas ndeshjes Prishtina-Hajvalia, trajneri i Hajvalisë Ismet Munishi akuzoi gazetarët sportivë se nuk po e pasqyrojnë realitetin dhe se në Kosovë “shiten dhe blihen ndeshjet”. /Insajderi.com