I dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj ka qenë i dënuar për “Vrasje të rëndë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj ka qenë i dënuar për “Vrasje të rëndë”

    Insajderi
    12 November 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi i dyshuar për therje me thikë të katër personave në Ferizaj ka qenë i dënuar edhe me herët për “Vrasje të rëndë”.

    Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar për rëndë që ndodhi të hënën në Ferizaj është Fadil Islami.

    Sipas prokurorisë, i njëjti ka precedent penal për veprën penale “Vrasje”

    Prokuroria Themelore e Ferizaj bëri të ditur se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për sulmin e djeshëm në Ferizaj.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

    Baftiu bëri të ditur se ai është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

    “Person tjetër i dyshuar që ju ka përshtat profilit të dyshuar në këtë rast. Ka qarkulluar në media me inicialet E.S. Ai është liruara. Ndërsa sot është ndaluar një tjetër person me inicialet S.I. është ndalu në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë”, ka thënë ajo.

    Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj katër personave është  Fadil Islami.

    Po ashtu Gazeta ka mësuar se dy vajzat e vogla janë të komunitetin ashkali ndërsa njeri i moshës madhorë është shtetas shqiptar.

    Lidhur me këtë rast,  Policia në Ferizaj ka arrestuar personin e gabuar dje për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka sqaruar se personi i dyshuar për këtë vepër është vetë dorëzuar sot në mëngjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark