Lëndohen 11 persona, turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lëndohen 11 persona, turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit

    Insajderi
    12 November 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime kur një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansa që po udhëtonte nga Buenos Aires në drejtim të Frnakfurtit, u godit nga turbulencat mbi Atlantik.

    “Për fat të keq, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta”, tha për Reuters zëdhënësi i Lufthansa.

    “Siguria e fluturimit nuk është rrezikuar për asnjë moment”, u tha ndër tjera nga kompania gjermane.

    Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor me të zbritur fluturakja në destinacionin e planifikuar.

    Bëhet fjalë për një aeroplan Boeing 747-8 që transportonte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark