Insajderi
Botë

SHBA dërgon trupa shtesë për të luftuar ISIS-in në Irak

Insajderi
18 April 2016 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë mbi 200 ushtarë shtesë dhe disa helikopterë Apache në Irak, për të ndihmuar luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka bërë njoftimin gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad.

Carter ka thënë se trupat shtesë të SHBA-së do të përdoren kryesisht për të këshilluar forcat irakiane afër vijës së frontit.

217 ushtarët shtesë do të çojnë në 4,087 numrin total të ushtarëve amerikanë në Irak.

SHBA-ja është duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar, i cili kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark