"Nuk ka vend për shqetësim" Komuna e Prishtinës bën një njoftim të rëndësishëm për banorët e kryeqytetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka vend për shqetësim” Komuna e Prishtinës bën një njoftim të rëndësishëm për banorët e kryeqytetit

    Insajderi
    14 November 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.

    Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra dhe se nuk ka vend për shqetësim.

    “Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona:📍 Fshati Butovc📍 Fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark