Nuk do të ketë kurrfarë dekorimi të Fadil Hoxhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk do të ketë kurrfarë dekorimi të Fadil Hoxhës

    Insajderi
    18 April 2016 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Shqipërisë nuk ka marrë kurrfarë kërkese për dekorimin e Fadil Hoxhës dhe s’do të ketë kurrfarë dekorimi për të, ka thënë këshilltari i Bujar Nishanit, për Çështje Rajonale, Flamur Gashi.

    “Unë kam folur në cilësinë e institucionit të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Nuk është koment i imi personal. Nuk do të ketë asnjë dekorim për Fadil Hoxhën”, ka thënë për Klan Kosova, Gashi.

    “Kërkesat për dekorime kanë një rrugë ligjore, ato nuk bëhen nga individ”.

    Megjithatë “qëndrimi për figurat e komunizmit është pak problematik dhe ne në asnjë mënyrë nuk duam të hymë në debatin tuaj”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark