Turqit janë aq homofobik sa nuk  do ta blenin as një “breshkë gay” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqit janë aq homofobik sa nuk  do ta blenin as një “breshkë gay”

    Insajderi
    18 April 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video eksperimentuese e bërë një organizatë që merret me të drejtat e komunitetit gej, lezbikë, biseksual dhe transgjinor në Turqi ka shpërfaqur homofobinë në përmasa qesharake në shtetin e udhëhequr nga Erdogan.

    Kanë vendosur kamera të fshehura në një dyqan ku shiten breshka. Shumica e klientëve, qytetarë turq janë gati të blejnë breshkat të cilat i pëlqejnë por ndërrojnë mendjen kur shitësi u thotë se pikërisht ato breshka janë gej.

    Për shumicën e klinetëve në këtë video, fakti që shitësi u thotë se breshkat janë homoseksuale  nuk  pranojnë ta blejnë atë. Madje shumë prej tyre dalin të nervozuar nga dyqani.

    Sipas ideatorëve të kësaj video, fushata e quajtur #GayTurtle ka për qëllim shpërfaqjen e homofobisë në shoqërinë turke.

    Dhe siç shihet në këtë video, homofobia është në shkallë aq të lartë saqë është edhe qesharake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark