Insajderi
Lajme

Voziti nën ndikimin e alkoolit, policia e gjobit me 200 euro gjilanasin dhe ia merr lejën për tre muaj

Insajderi
18 November 2024 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Voziti nën ndikimin e alkoolit, policia e gjobit me 200 euro gjilanasin dhe ia merr lejën për tre muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë, shoferi i së cilët po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe për tre muaj i është marrë leja.

Komunikata e plotë:

Vozitje e mjetit nën ndikim të alkoolit

Gjilan, 18 nëntor 2024    
                                                                                                                                             
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim
drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 ‰, matje me alkool test.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark