Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e heroit, Indrit Cara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e heroit, Indrit Cara

    Insajderi
    18 November 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Lulzim Cara.

    Haradinaj ka thënë se lum ata prindër që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri.

    “Me familjen e nderuar Cara dhe bashkëluftëtarët, ndajmë dhembjen pas ndarjes nga jeta të Lulzimit, baba i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lum ata prindër, e lum ato familje në mbarë viset shqiptare që rritën e edukuan fëmijë, të gatshëm për sakrificën më të lartë për liri”, ka thënë kreu i AAK-së.

    Haradinaj është shprehur se kujtimi për dëshmorët është dëshmi e atdhedashurisë.

    “Kujtimi për Dëshmorët mbetet përjetësisht në kujtesën tonë, si dëshmi e dashurisë më të pastër për Atdheun”, ka përfunduar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark