Edhe ambasada e Spanjës në Kiev mbyllet pas rrezikut të sulmeve ajrore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe ambasada e Spanjës në Kiev mbyllet pas rrezikut të sulmeve ajrore

    Insajderi
    20 November 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Spanjës në Kiev ka pezulluar shërbimet e saj për shkak të rrezikut të një sulmi ajror të mundshëm, duke kërkuar nga qytetarët spanjollë që të respektojnë udhëzimet e sigurisë lokale.

    Ambasada e Spanjës në Kiev ka njoftuar se do të mbyllet për shkak të një “sulmi të mundshëm të madh ajror” në kryeqytetin ukrainas.

    Ky vendim vjen pas mbylljes së përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev për arsye sigurie.


    Në një komunikim me qytetarët spanjollë në Ukrainë, ambasada ka theksuar se nuk do të ofrojë shërbime ditore për shkak të “rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në të gjithë Ukrainën”.

    Siç raporton BBC, në një email të dërguar atyre, ambasada rekomandon që të marrin “masa ekstreme sigurie, të respektojnë të gjitha udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kërkojnë gjithmonë një strehë të sigurt”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark