Insajderi
Lajme

Grabitet një market në Prishtinë, i dyshuari kërcënon me thikë punëtoren

Insajderi
21 November 2024 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitet një market në Prishtinë, i dyshuari kërcënon me thikë punëtoren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grabitje ka ndodhur në një market në kryeqytet ditën e mërkurë.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar viktima në në një market, ku ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës dhe ka vjedhur një shumë të parave në vlerë rreth 350€.

Tutje nga ky njoftim thuhet se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 20.11.2024 – 18:40. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350€. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark