Insajderi
Lajme

Plagosja në ‘Vranjefc’, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Insajderi
21 November 2024 - 17:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja në ‘Vranjefc’, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në “Kodër të Trimave” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar të përfshirë në rast.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, njëri nga ta është arrestuar derisa tjetri është ende në arrati.

Këtë e konfirmoi për Insajderin Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, tha Borovci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark