Insajderi
Lajme

“Një shtëpi ka dëme …” shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, Zeqiri jep detaje

Insajderi
29 November 2024 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një shtëpi ka dëme …” shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, Zeqiri jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut,

Zeqiri, tha se përveç që janë dëmtuar kanalet e Ibër Lepencit, edhe një shtëpi ka pasur dëme materiale.

“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri në “Politiko”

Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark