
Filozofi i njohur Zlavoj Zhizhek në një intervistë për televizionin francez “Channel 4” ka thënë se Evropa duhet të ndalet së përpjekuri për t’i zgjidhur problemet në Lindjen e Mesme duke pranuar miliona emigrant.
Krizën e refugjatëve ai e ka quajtur një krizë humanitare dhe se për këtë ka faj Evropa. Sipas Zhizhek, Evropa nuk duhet t’i trajtojë emigrantët si fëmijë.
“Myslimanët nuk janë një bllok i madh fundamentalist, ata kanë feministët e veta, kanë luftëtarët për të drejtat e grave dhe të tjera të drejta. Çfarë kemi nevojë është një bashkëjetesë multikulturore”, ka thënë Zhizhek.
Për filozofin slloven, nuk është ideja që të gjithë të jetojnë së bashku me dallimet racore, kulturore dhe ta duam njëri-tjetrin.
“Unë e pranoj hapur. Ka gjëra tek këta refugjatë cilat nuk i kuptoj dhe sipas të gjitha gjasave shumë gjëra që unë i bëjë për ta janë të çuditshme”, ka thënë Zhizhek.