U arrestua pronari i "Kosovo Online", avokati jep detaje: Dyshohet për terrorizëm se udhëhoqi grupin "Korridor" ne Telegram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U arrestua pronari i “Kosovo Online”, avokati jep detaje: Dyshohet për terrorizëm se udhëhoqi grupin “Korridor” ne Telegram

    Insajderi
    30 November 2024 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.

    Në mesin e tyre është pronari i portalit “Kosovo Online”, Dushab Milanoviq.

    Sipas avokatit të tij, Dejan Vasiq, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ai ka deklaruar se Milanoviç akuzohet për menaxhimin e grupit “Korridor” në platformën “Telegram”.

    “Dushan Milanoviq, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në Leposaviq, në polici i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se gjoja ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ai u ngarkua me menaxhimin dhe administrimin e grupit “Korridor” në aplikacionin “Telegram”. Kjo nuk është e vërtetë dhe kam marrë garanci nga policët hetues se përpunimi mjeko-ligjor i telefonit do të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pas së cilës pres që Dushani të lirohet”, tha Vasiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark