Dy vdekje të dyshimta për një ditë, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vdekje të dyshimta për një ditë, policia nis hetimet

    Insajderi
    01 December 2024 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve që po hetohen në komunat e Gjilanit dhe Gjakovës.

    Në Gjilan, më 30 nëntor 2024, rreth orës 14:00, një qytetar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Ndërsa po dërgohej në emergjencë, ai ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

    Ndërkohë, në Gjakovë, po ashtu më 30 nëntor, rreth orës 17:10, është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.

    Sipas raporti 24-orësh, Policia dhe Prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre dy rasteve tragjike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark